Ngjyrat mund të kenë një ndikim befasues në jetën tonë.

Disa vite më parë, një prirje e çuditshme filloi të përfshijë burgjet në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Ata nisën t’i lyenin disa nga qelitë e tyre rozë . U bë aq e zakonshme sa në vitin 2014, një në çdo pesë burgje dhe stacione policie në Zvicër kishte të paktën një qeli paraburgimi që ishte lyer me ngjyrë rozë flamingo.

Dekori nuk ishte menduar si një zgjedhje estetike ose për t’i bërë shkelësit e mijëvjeçarëve të ndiheshin më rehat, por për të vënë në zbatim një studim të mirënjohur shkencor të vitit 1970.

Kjo ishte kur studiuesi Alexander Schauss bindi një institucion që të lyente disa nga qelitë e tij të paraburgimit me ngjyrë rozë, duke vënë në punë një nga eksperimentet e tij se ngjyra mund të ndikojë pozitivisht në sjelljen e pasagjerëve , duke qetësuar gjendjen e tyre.

Rezultatet që ai arriti treguan se ai kishte të drejtë. Një memorandum i shkruar nga Byroja e Personelit Detar thoshte se të burgosurve u duhej vetëm 15 minuta në qelinë rozë dhe sjellja e tyre agresive pakësohej.

Lyerja e mureve të qelive ngjyrë rozë për të ndryshuar gjendjen e të burgosurve nisi të zbatohej në burgjet anembanë botës. Toni rozë është caktuar zyrtarisht P-618 nga Schauss.

Por ka një problem, rezultatet e Schauss nuk kanë rezultuar kurrë të suksesshme pasi janë përsëritur.

“Kishte një studim në vitin 2015 , i kryer në mënyrën e duhur në kushte të kontrolluara, që nuk gjeti asnjë provë që roza redukton agresivitetin”, thotë Domicele Jonauskaite, një studiuese e ngjyrave në Universitetin e Vjenës, në Austri.

Një studim në Justizvollzugsanstalt Poschëies në Zvicër, ku përfshiheshin 59 të burgosur burra zbuloi se nuk kishte asnjë ndryshim midis qelive të bardha dhe rozë të burgut në nivelet e agresivitetit të të burgosurve.

Edhe nëse efekti qetësues i ngjyrës rozë “Drunk Tank” është në dyshim, ajo cfarë zbuloi Schauss tregoi një lidhje të thellë mes psikikës njerëzore dhe fuqinë e ngjyrës. Ka prova që ngjyra mund të ndikojë në sjelljen tonë në disa mënyra befasuese pa e kuptuar ne.

Sipas psikologëve, ngjyra rozë ka efekt qetësues tek njerëzit, ndërsa përfshin dashurinë dhe mirësinë.

Për shembull, disa ngjyra mund të përdoren për të na detyruar të ndërmarrim veprime. Shembulli i një gruaje që bën autostop tregon shumë për efektin befasues të ngjyrare.

Kur gruaja veshi një këmishë të kuqe, makinat ndaluan më shpesh se sa kur veshi ngjyra të tjera. Kjo tregon se e kuqja jep efekt emocional më të menjëhershëm, megjithëse ndoshta kjo është për shkak të asaj që njihet si Teoria Berlin-Kay. Studime të tjera kanë treguar se kuqja dhe bluja mund të jetë shpërqendruese kur përpiqeni të kryeni detyra.

Shumica e hulumtimeve se si ngjyra mund të ndikojë në sjelljen njerëzore është kontradiktoreDisa studime sugjerojnë se mund të ndikojë në gjithçka, nga emocionet tona deri tek  shpejtësia e rrahjes së zemrave tona, madje edhe në forcën fizike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA