Tre persona janë arrestuar në Sarandë, në tentativë për të transportuar 13 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt pagesës.

Gjatë operacionit “Border 8” , në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Ish-miniera e Kripës”, Finiq, u arrestuan shtetasit E. K., 26 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. B., 23 vjeç dhe B. K., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori L. C., 29 vjeç,i cili ka braktisur automjetin me të cilin lëvizte.

Ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të kryer transportimin kundrejt pagesave, të 13 emigrantëve, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme. Shtetasit E. K., E. B. dhe B. K. drejtonin përkatësisht automjetet tip “BMW”, “Volksawagen” dhe “Skoda”, me të cilët transportoheshin emigrantët, ndërsa shtetasi L. C. (i shpallur në kërkim pas identifikimit nga shërbimet e Policisë) lëvizte me automjetin e tij, me qëllim monitorimin e rrugës, për të shmangur shërbimet e Policisë.

4 automjetet e përdorura nga këta shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe celularët e tyre, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA