Vijon të përkeqësohet prezenca e karkalecit në fshatrat e njësisë administrative Vllahinë të bashkisë së Selenicës.

Në fshatin Petë Mavrovë fshatarët janë të shqetësuar pasi ritmi i përhapjes së karkalecit është i madh dhe kjo çon në zhdukjen e kulturave bujqësore.

Prej shumë vitesh karkaleci ka krijuar habitatin e tij në këtë zonë  e si rrjedhoje risku për të mbjellat e kulturave të pranverës është i pashmangshëm. Fermerët kanë marrë nga qeveria pesticide për ta luftuar karkalecin por me sasi të vogël që nuk u mjafton.

Fermeri Ermal Shametaj sapo ka dezinfektuar me pesticide parcelat e tij, por thotë se është e pamjaftueshme kjo dozë, ndaj kërkon ndihmën e shtetit.

Nëse karkaleci luftohet kur shumohet, do të mund të shpëtojnë këto kultura bujqësore.

Për administratorin e njësisë administrative Vlahinë Pellumb Shametaj problemi është prej vitesh dhe pesticidi që u jepet fshatarëve është në kohë të vonuar  dhe me sasi të pakët.

Sipas tij karkaleci është në fazën e dyte ku shpërndarja e tij është me ritme të mëdha e nëse nuk sulmohet në kohë dëmet do të jenë më të mëdha.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje emergjente ndaj rrezikut të karkalecit. Ata i bëjnë thirrje pushtetit vendor për të gjetur zgjidhje ndaj kësaj problematike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA