Koreografi Albi Nako, për herë të parë në “S’e Luan Topi” ka folur për partneren në jetë dhe planet për të krijuar familje me të.

E pyetur nga moderatorja Erjona Rusi nëse ajo është një artiste, Nako nuk preferoi të zbulonte shumë detaje përveçse ka një shpirt artistik.

Më tej, koreografi ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim gruas që “i rrëmbeu” zemrën në gjuhën e tyre të dashurisë, me një shprehje të cilën vetëm ata të dy e kuptojnë. Albi Nako sqaroi se me gjithçka që ka kaluar, e kanë bërë atë të jetë pak supersticioz, kjo është arsyeja pse këtë herë ka zgjedhur t’i mbajë disa gjëra për vete.

Pjesë nga biseda:

Erjona Rusi: Për partneren tënde, mund të pyes unë nonjë gjë tani? E di që do më shash por ka lidhje me baletin, me artin personi që do të jetë me ty në këtë ankorim?

Albi Nako: Personi ka lidhje me artin sepse ka një shpirt artistik, por nuk do të thotë patjetër që të kesh shpirt artistik duhet të merresh me art sepse ka shumë njerëz që merren me art dhe vetëm art nuk bëjnë. Por nga ana tjetër ka shumë të tjerë që nuk merren me art dhe vetëm art prodhojnë, kështu që mos pyet më tepër. Këtë nuk e luan as topi.

Erjona Rusi: Po një mesazh për të ke, sepse ajo do ta kuptoj vetë… Ndonjë mesazh për këtë dashurinë e jetës tënde.

Albi Nako: Ja kamera po më shef, Tomi… vetëm kaq.

Erjona Rusi: Tomi apo “to me”?

Albi Nako: Tomi, u kry.

Erjona Rusi: Mirë.

Albi Nako: Shiko Erjona, jam bërë supersticioz me këto dedikimet e shumta. Po më duket vetja sikur do të na marrin mësysh. Kështu që ti mbajmë ca gjëra për vete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA