Ish-mashtruesi që fitoi llotarinë gjermane €9 milionë, kërkon ‘investitorë’ për të fituar llotarinë evropiane €100 milionë (fotot)

15/06/2023 16:14

Një emigrant ish-i dënuar për mashtrim që fitoi rreth 10 milionë dollarë në një llotari në Gjermani, ka nisur të organizohet për të mbledhur rreth 1000 investitorë me qëllim të kapë në bashkëpunim edhe llotarinë evropiane Eurojackpot, për të ndarë fitimet me grupin.

Kursat Yildirim, i njohur tashmë në media si Chico, fitoi vitin e kaluar llotarinë kombëtare gjermane €9.9mln dhe është bërë i famshëm në mediat vendase për shpenzimet e tij ekstravagante dhe faktin që kërkon të investojë dhe të gjejë nuse.

Lojtari i vjetër i bixhozit raportohet se kishte fituar dhe më parë shuma të vogla prej disa mijëra euro në 2022 e 2023.

Tashmë 42 vjecari i lindur në Dortmund me origjinë turke, i ka vënë syrin xhekpotit evropian teksa thotë se kërkon të realizojë dhe ëndrrat e atyre që do t’i bashkohen në tentativën e frikshme të pasurimit.

Ish-i dënuari për vjedhje e mashtrim, ka nxjerrë njoftimin në rrejtët sociale ku thtoë se kërkon të mbledhë rreth 1,500 vetë për të konkuruar bashkairsht në llotarinë Eurojackpot ku çdo pjesëmarrësi i kërkohet të blejë dy bileta me paratë e veta, që kushtojnë €4.60 secila.

Kështu që sipas tij, nëse një nga 3000 biletat e mbledhura fiton, grupi do të ndajë fitimet prej €111 milionë, duke llogaritur rreth €75 000 për secilin pjesëmarrës.

Mediat raportojnë se shanset e suksesit të planit të Yildirim janë rreth 1 në 1000, por paralajmërojnë për abuzime nga ana e organizatorit, siç ka ndodhur shpesh në raste të tilla.

Besohet se milioneri ka shpenzuar tashmë pjesën më të madhe të fitimeve të tij me makina e sende luksi teksa para disa javësh ishte në media me blerjen e tij më të fundit, makinë Ferrari GTB 296 me çmim €500 000, për vëllanë e tij Jonuz, 35 vjeç.

Yildirim ka lënë gjithashtu punën e tij në fabrikë dhe ka hapur biznese të reja, duke përfshirë dhe një fermë frutash të thata, duke mbjellë rreth 6000 bajame.

Më herët është raportuar se milioneri dilte shëtitje me aligatorin e tij “shtëpiak”, pasi kishte lënë të dashurën e vjetër  kur fitoi paratë.

FOTO GALERI
2/3
Tashmë 42 vjecari i lindur në Dortmund me origjinë turke, i ka vënë syrin xhekpotit evropian

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA