Sulme me raketa në Ukrainë! Humbin jetën 11 persona, shkatërrohen shumë ndërtesa

13/06/2023 17:10

Ukraina po përballet më një tjetër valë sulmesh me raketa, të cilat lanë të vdekur 11 persona në rajonin e Kryvyi Rig.

Goditjet shkatërrimtare shtuan frikën tek banorët vendas, ndërsa dëshmitarët okularë treguan tmerrin që përjetuan.

“Unë nuk di si ta duroj këtë. Sapo dola jashtë filluan shkatërrimet. Gjithçka ishte në zjarr. Makina dhe gjithçka. Raketat ranë në shtëpinë time. Nuk jam e lënduar, por psikologjikisht… Jam shumë e traumatizuar”, tha Olga Bochkareva-dëshmitare.

“Pastaj dëgjuam shpërthimin e parë. Vrapova në dhomën tjetër, dhe më pas një valë vërtet e tmerrshme që rrëzoi gjithçka, dritaret, garderobën dhe dyert e përparme. Çdo dollap në dhomë u shkatërrua“, u shpreh dëshmitari.

Si pasojë e shpërthimeve autoritetet ukrainase kanë raportuar për 28 persona të lënduar, në sulmet e papritura gjatë natës.

Shpërthimet kanë shkatërruar edhe shumë ndërtesa, të cilat tashmë janë kthyer në gërmadha. Një ndërtesë në rajonin më të goditur ukrainas u përfshi nga flakët masive, e më pas ndërhyri zjarrfikësja për të neutralizuar situatën.

Ushtarët ukrainas kanë përparuar në territoret e Donetsk dhe Zhaporizhzhia, ku janë fokusuar prej disa kohësh. Teksa janë përballur vazhdimisht me trupat ruse ata nuk janë tërhequr, duke pasur përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin.

Top Channel