FSB arreston punëtorët rusë të mbrojtjes! Nën akuzë për spiunazh për Ukrainën

13/06/2023 17:49

Një grup ish-punonjësish të industrisë së mbrojtjes, të dyshuar për spiunazh për Ukrainën, janë arrestuar nga shërbimi rus i sigurisë.

FSB akuzoi personat për dorëzimin e dokumenteve teknike të përdorura në prodhimin e sistemeve të armëve dhe pajisjeve për forcën ajrore të Rusisë.

I njëjti grup dyshohet se është i përfshirë në planet për të hedhur në erë linjat hekurudhore në rajonet Kursk dhe Belgorod të Rusisë, tha FSB.

Përmes një njoftimi, shërbimi rus i sigurisë deklaroi se: “Janë sekuestruar eksplozivë plastikë me një masë totale prej më shumë se 4 kg, katër detonatorë, dokumentacion dizajni ushtarak dhe mallra të përdorura për qëllime ushtarake, si dhe 150,000 dollarë.”

FSB ka hapur çështje penale me akuzën e kryerjes së tradhtisë shtetërore dhe përgatitjes së akteve të sabotimit.

Top Channel