56.8 për qind e elbasanllinjve e pritën pozitivisht fitoren Gledian Llatjas në zgjedhjet lokale të 14 majit, sipas sondazhit të realizuar nga “Angi Ricerche” dhe Top Channel.

Të anketuarit listojnë arsyet kryesore se përse kandidati socialist fitoi sërish. 55.9 për qind e tyre thonë se Llatja paraqiti një program të besueshëm, 50.7 për qind se është figurë e rëndësishme, ndërsa 40.2 për qind sepse ka bërë premtime të besueshme dhe konkrete. Nga ana tjetër, 43.2 për qind e elbasanllinjve shprehen se kanë besim te Partia Socialiste.

Në sondazh, qytetarët u pyetën për shkaqet e humbjes së koalicionit Berisha-Meta. 49.6 për qind e lidhin humbjen e “Bashkë Fitojmë” me përçarjen në PD. 37.2 për qind thonë se Luçiano Boçi ishte kandidat i dobët. 33.4 për qind shprehen se “Bashkë Fitojmë” paraqiti një program elektoral të dobët, ndërsa 29.7 për qind sepse bënë premtime të parealizueshme ose të pabesueshme.

Por, çfarë presin qytetarët e Elbasanit në mandatin e ri të Llatjas? Problemi kryesor që ata duan të zgjidhet është papunësia.

24.1 për qind duan infrastrukturë rrugore, 22 për qind presin më shumë siguri. 20.6 për qind duan të zgjidhen problemet e kanalizimet dhe sistemin hidrik. Më pas rendisin menaxhimin e mbetjeve, ndihmat për grupet më të dobëta, shërbimet shëndetësore, infrastrukturë arsimore.

Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Elbasanit është zhvilluar nga data 22-24 maj 2023. Gjithsej, janë intervistuar 802 persona, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA