Rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës, Rama: Magji përmes këngëve dhe valleve nga të gjitha krahinat

11/06/2023 08:25

Rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se “qyteti i gurtë” është gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët dhe vallet e të gjithë krahinave shqiptare.

“Mirëmengjes dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës së zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”- shkruan Rama.

I rikthyer pas 8 vitesh mungesë, Festivali Folklorik në Kalanë e Gjirokastrës çel siparin me 24 qershor. Ngjyrat dhe muzika e tij do të argëtojë të gjithë dashamirësit e muzikës popullore për 8 ditë rresht, deri më 1 korrik.

Top Channel