“Hakmarrje, vdekje Izraelit”/ Nis zyrtarisht pelegrinazhi publik për Khamenein, arkivoli ekspozohet në Xhaminë e Madhe në Teheran. Pritet pjesëmarrja e rreth 20 mln njerëzve 04/07 09:13
Largimi Paolo Maldini-t nga pronarët e Milan-it krijoi shumë pakënaqësi, por “RedBird” ka marrë tashmë vendimin e radhës, që përsëri duket disi i çuditshëm.
Drejtuesit e “RedBird” janë edhe pronarët e Toulouse, skuadrës fituese të Kupës së Francës dhe drejtuesit kanë marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin Philippe Montanier.
Sipas medieve franceze, Montanier ka zhgënyer në kampionat (vendi 13-të në Ligue 1) dhe suksesi në Kupë apo fakti se u rikthyen në Europë nuk ka mjaftuar dhe tani pritet komunikata zyrtara e klubit të Toulouse.
Top Channel