Pranvera e zgjatur ka bërë që fermerët të marrin më pak prodhim këtë vit.

Në parcelat me patate të Divjakës dhe Lushnjës fermerët thonë se stresi klimaterik përgjysmoi prodhimin bujqësor.

“Moti ndikoi shumë se po ranë ngricat bie prodhimi. Patëm dhe sëmundjet nga ndikimi i kohës. Shumica 50% nuk patën prodhim”, tha fermeri.

Reshjet e dendura të shiut dhe ngricat e natës në tokat e fermerëve sollën më dhe sëmundjen e patates, që ndaloi zhvillimin e kokrrës, për pasojë edhe ai pak prodhim që është në fusha nuk preferohet të blihet nga tregtarët.

“Na ranë sëmundjet nuk gjetëm ilaç, i thonë bishtzezë, ajo na shkatërroi fare. Ne tre dynym e gjysme mund të marr 10 kuintal dynymi, ndërkohë unë vjet kam marrë 60-79 kuintal për dynym”, tha fermeri tjetër.

Mungesa e patates së vendit do të sjellë dhe çmim të shtrenjtë për konsumatorin.

“Moti me një fjalë ka qenë shumë i papërshtatshëm, këtë vit nuk kemi rendiment. Si çmim është mirë sivjet, por s’ka rendiment”, tha një tjetër fermer.

E njëjta situate shikohet edhe tek parcelat me shalqi, në vend të kokrrave syri të sheh vetëm gjethe.

“Në këtë periudhë kohe vjet ka qenë 30-40 lekë, ndërsa këtë vit është 55-60 lekë\kilogrami”.

“Këtu ka ndodhur që i ka rënë sëmundja. Ja diket komplet nuk është faji im. Është trajtuar tre herë nuk dimë ku të shkojmë tani vetëm te kërkojmë shpëtim nga perëndia”, u shpreh fermeri.

Fermerët thonë se sa herë përballen më një mot të paqëndrueshëm shtohen dhe spërkatjet me kimikate që mesa duket nuk i luftojnë në kohë sëmundjet që vënë në rrezik kulturat bujqësore.

Top Channel