Inteligjenca britanike: Ukraina thyen me sukses linjën e parë të mbrojtjes ruse

10/06/2023 09:05

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se Ukraina ka kaluar me sukses linjën e parë të mbrojtjes ruse në disa pjesë të vendit gjatë 48 orëve të fundit.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes tha se ka pasur operacione të rëndësishme në disa sektorë në lindje dhe në jug të Ukrainës.

Ai tha se progres i mirë është bërë nga trupat në disa zona, ku ata kanë depërtuar në vijën e parë të mbrojtjes ruse.

“Në të tjerat, përparimi ukrainas ka qenë më i ngadalshëm”, shkruan në njoftim.

Mbrojtja e Rusisë ka qenë e “përzier”, thotë Ministria e Mbrojtjes, me disa njësi “duke kryer operacione të besueshme të mbrojtjes manovruese” dhe të tjera që tërhiqen “në një farë çrregullimi”.

Raportet për viktima ruse po rriten pasi ushtria e saj është e detyruar të tërhiqet “nëpër fushat e tyre të minuara”, tha ministria.

Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se ka nisur kundërsulmi i Ukrainës.

Top Channel