Gjenerali amerikan: Po afron “stuhia” në veri të Kosoves, jemi të shqetësuar!

10/06/2023 12:39

Gjenerali amerikan Daniel Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara pohoi se zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, kanë shkaktuar shqetësim të madh.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hokanson u shpreh se është shumë e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit të jenë transparentë në bisedat e tyre.“Në çdo kohë, ka një shqetësim për dhunën, ne jemi shumë të shqetësuar për këtë.

Natyrisht, përparësia jonë është paqja dhe stabiliteti në rajon, dhe nga të gjitha të dhënat duket se gjithçka është duke u normalizuar. Di që ka dialog të vazhdueshëm. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit të jenë transparentë në bisedat e tyre.

Në fakt, ne duam të fokusohemi në paqe dhe stabilitet në rajon në mënyrë që qytetarët tanë të mund të bëjnë përpara dhe vendet tona të mund të përparojnë. Dhe çdo gjë që shmanget nga kjo, është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohemi.

Gjenerali u shpreh më tej se aktualisht ka një pakësim të dhunës, cka shihet si shenjë e mirë dhe shpresat janë që situate të shkojë drejt shtensionit. “Padyshim, rëndësia e KFOR-it, jo vetëm i Shteteve të Bashkuara, por e forcave të kombeve të tjera, është atje për të ndihmuar në ruajtjen e paqes”, kujtoi ai.

Top Channel