“Hakmarrje, vdekje Izraelit”/ Nis zyrtarisht pelegrinazhi publik për Khamenein, arkivoli ekspozohet në Xhaminë e Madhe në Teheran. Pritet pjesëmarrja e rreth 20 mln njerëzve
Tre civilë u vranë gjatë një sulmi rus me dronë në qytetin Odesa të Detit të Zi në orët e para të së shtunës pasi pjesë të dronit ranë në një bllok apartamentesh duke shkaktuar zjarr, tha ushtria ukrainase.
Mbrojtja ajrore në rajonin e Odesa rrëzoi tetë dronë “Shahed” dhe dy raketa në serinë e fundit të sulmeve ruse me dronë në javët e fundit, tha një zëdhënës i komandës ushtarake jugore.
“Si rezultat i përplasjes ajrore, pjesët e njërit prej dronëve ranë në një apartament shumëkatësh, duke shkaktuar një zjarr”, tha në një deklaratë zyrtarja ushtarake, Natalia Humeniuk.
Shërbimet e urgjencës thanë se 27 persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën, por se zjarri u shua shpejt dhe 12 persona u shpëtuan nga ndërtesa.
Top Channel