Ditët e Johnny Depp-it në rolin e kapitenit të shumë adhuruar të publikut Jack Sparrow, duket të jenë mbyllur përfundimisht, dhe jo nga producentët e sagës së famshme “Piratët e Karaibeve”, por nga vetë ylli hollivudian.
Pavarësisht suksesit të Depp në interpretimin e këtij personazhi të veçantë, Disney vendosi të distancohej nga aktori kur ish-bashkëshortja e tij, Amber Heard e akuzoi për dhunë gjatë martesës së tyre. Por në fund të procesit të tejet mediatizuar gjyqësor, ai u shpall i pafajshëm ndërsa fitorja e bujshme në gjyq i solli dhe një rehabilitim të karrierës e imazhit të tij.
Por ndërsa Disney tani thotë se do të donte ta kishte sërish në kastin e vet të filmit të ri të “Piratëve të Karaibeve”, është Johny tani që thotë se nuk ka ndërmend të punojë më me këtë kompani. Sipas Daily Mail, kjo është hakmarrja e aktorit për trajtimin e padrejtë që i bë gjatë mosmarrëveshjeve me Heard.
Refuzimi i tij, sipas medias britanike, vjen pavarësisht faktit që nga një film i gjashtë i kësaj sage, ai mund të fitojë e pakta 20 milionë dollar.
“Do të doja ta kisha Johnin në këtë film, ai është një mik dhe një aktor i mrekullueshëm dhe është për të ardhur keq që jeta personale ngatërrohet me gjërat që ne bëjmë”, tha producenti i njohur Jerry Bruckheimer.
Top Channel