Teatri Publik Puglies ka sjellë në skenën e teatrit të Gjirokastrës shfaqjen me një akt “Antigone” me regji të Enzo Toma.

Produksioni frymëzuar nga tragjedia e Sofokliut dhe koreografi nga Elisa Barucchieri ka befasuar me muzikën origjinale, kompozimin e dritës dhe pjesëmarrjen e artistëve të njohur italianë.

Shfaqja, e përshtatur si ndërthurje e situatës gjatë pushtimit nazist të Francës, risjell mitin antik duke e përshtatur atë me situatën historike të atij momenti kur miliona të rinj vdiqën dhe mbetën të pavarrosur.

Tragjedia trajton çështje të diversitetit dhe futet në gjendjen e shumë të rinjve të cilët jetojnë mes pamundësisë për të njohur realitetin dhe konfuzionit të diktuar prej ligjeve morale të njeriut të maturuar të cilat vështirësohen ti respektojnë.

“Kjo shfaqje është një produkt i kompanisë ResExzensa. Frymëzuar nga tragjedia e Sofokliut “Antigona” kjo shfaqje ka në qendër arsyet e politikës dhe të moralit dhe është gjithnjë aktuale duke pasur parasysh konfliktin që ka sot Europa. Shfaqja prezanton një mizanskenë shumë të zhdërvjellët me tre aktorë, tre kërcimtarë dhe dy muzikantë dhe e quajtëm Antigonea Rock sepse është një spektakël që synon t’ju flasë mbi të gjitha të rinjve”.

Shfaqja u mirëprit nga publiku në Gjirokastër dhe ishte pjesë e eventeve kukturore si pjesë e javës së kulturës italiane.

Gjatë gjithë javës janë mbajtur një radhë eventesh kushtuar kulturës italiane. Teatri i Puglias e nisi rrugëtimin nga Tirana dhe do të vijojë edhe me një shfaqje ë Fier.

Top Channel