Reagime për rritjen e pagave/ Kërkohet rritje e pagave sa më e drejtë e gjithëpërfshirëse

08/06/2023 19:48

Koalicioni shqiptar për të drejtat në punë ka reaguar në lidhje me vendimin e  qeverisë për reformimin e pagave dhe mënyrën e vendosjes së pagës minimale.

Ky koalicion e konsideron  të papranueshme rritjen disporpocionale të pagave në institucionet e larta të  administratës shtetërore në raport me punonjësit e institucioneve arsimore shëndetësore dhe Policisë së Shtetit.

Paga e presidentit, e kryetarit të kuvendit, deputetit  dhe ministrit është rritur  me afro 97 % por nuk reflektohet kjo rritje për të gjithë punonjësit e administratës. Ndërkohë që për çdo rritje, Ministria e Financës duhej të konsultohej më parë me grupet e interesit dhe sindikatat ç’ka bie ndesh me direktivat e  Bashkimit Europian.

Në lidhje me pagën me rritje e pagës minimale, koalicioni për të drejtat në punë denoncon se punonjësit detyrohen të kthejnë para në zyrat e kompanisë sikurse mund të jenë fasoneritë.

Koalicioni për të drejtat në punë i kërkon qeverisë shqiptare të ndërhyjë, në mënyrë që rritja e pagave të jetë sa më e drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Të ndërhyjë për nxitjen e reformimit të sistemit të pagave edhe në sektorin privat si dhe fillojnë menjëherë diskutimet me grupet e interesit për përllogaritjen e minimumit jetik në shkallë vendi.

Top Channel