“Më vjen keq si është katandisur Basha”, deputeti i PD: Askujt s’i duhet rikthimi i tij

08/06/2023 23:09

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj i ftuar në emisionin Top Story tha se Partisë Demokratike nuk i duhet një rikthim i Lulzim Bashës.

Ai theksoi se PD-ja nuk vjen në pushtet me Sali Berishën në krye. Xhaferraj shtoi se rikthimi i Bashës në krye të partisë është vetëm në interesin e tij personal dhe jo të PD-së.


Xhaferraj:
Zgjedhjet kanë treguar se Berisha nuk ia del dot dhe e bën të domosdoshme që ai të bëjë një hap mbrapa me idenë që nga 500 mijë vota të shkojnë 770, ndoshta elementi i parë që duhet të jepnin në këtë kontribut është që të gjithë deputetët të ftoheshin në mbledhje. Pa Berishën nuk vjen në pushtet, se duam apo s’duam. Por me Berishën në krye të kësaj gjëje prap nuk jemi fitues. Metafora është që edhe me Berishën në krye nuk bëhet, por edhe pa Berishën nuk bëhet. Kujt i duhet rikthimi Lulit i përveç interesit të tij privat.

Top Channel