Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio darkuan sërish me babanë dhe njerkën e tij të mërkurën.

28-vjeçarja dhe aktori fitues i çmimit “Oscar” u panë të dy duke mbërritur në Chiltern Firehouse në Londër.

Kjo shënon natën e tyre të dytë radhazi në kryeqytet, pasi të martën shkuan për darkë me prindërit e Leonardos në China Tang, sipas DailyMail.

Raportohet se romanca e çiftit mbaroi në shkurt, por pavarësisht përfundimit të dukshëm të lidhjes së tyre të shkurtër, të dy u panë së bashku disa herë në maj dhe dyshohet se kanë qenë sërish bashkë kohët e fundit.

Aktori u pa duke mbërritur në hotel në mënyrë të fshehtë, duke ndjekur babanë e tij George dhe njerkën Peggy Farrar.

Ylli i “Titanic” u pa i veshur me një palë xhinse të errët dhe një xhaketë të zezë të thjeshtë, me atlete të bardha.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel