Për ish-deputetin e Partisë Demokratike Endri Hasa, përgjegjësit për kaosin në të cilin ndodhet PD është Alibeaj, Tabaku dhe Bardhi.

Në Top Story, Hasa tha se se përgjegjësia vijon me grupin parlamentar të Partisë Demokratike që sipas tij, janë mbyllur brenda mureve të kuvendit duke u larguar nga realiteti i partisë.

Kjo është përtej individëve, unë kam mbajtur qëndrime që i besoj. Nëse flasim për këtë vendim kryesie. Kam mbajtur qëndrim që mendoj se i bën mirë PD. Kjo nuk ka lidhje me emrat e përveçëm apo me datë specifike, është filozofi organizmi i partisë. Unë mendoj që në këto 1 vite e gjysmë kemi dështuar totalisht në ato aksione që kemi ndërmarrë. Mbi një vit nga 21 marsi ne kemi bërë mbledhje kryesie, nuk kemi funksionuar si parti politike. Gjithsecili ka kërkuar zgjidhje të ndryshme. Grupi parlamentar, shumë prej deputetëve janë mbyllur brenda mureve të kuvendit duke u larguar nga realiteti i partisë.

Fajin e ka lidershipi partisë. Jo më larg se mbledhja që kishim Alibeaj Tabaku, Bardhi. U kam thënë ju të treve, në një vit e gjysme çfarë na prodhuat. Unë e kam kërkuar në mbledhjen e kryesisë në marsin e vitit të kaluar që zgjedhjet do vinë, ne do duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, nuk deshi grupi. Kam kërkuar personalisht mbledhje të kryesisë. Kam bërë një pauzë mediatike, mendimet e mia i kam thënë ne institucione. Ne sot nuk mund të presim ne, nuk thash kush jan afatet e kësaj zgjidhjeje që thoni ju. Po vijnë zgjedhjet duhet të jemi formacion politik.“-tha Endri Hasa në Top Story.

Top Channel