Inflacioni përgjysmohet/ Zbret në 4.7 për qind! Shkak, ulja e çmimeve dhe forcimi i lekut

08/06/2023 15:28

Inflacioni vazhdon të shënojë nivele të ulëta, në krahasim me rekordet e vitit të kaluar.

Nga tetori kur indeksi arriti nivelin rekord prej 8.3%, çmimet e konsumit janë përgjysmuar, por gjatë majit në krahasim me prillin, indeksi ka pësuar një rritje të lehtë.

Kjo është shkaktuar pothuajse e gjitha nga rritja e çmimeve për ushqimet dhe pijet joalkoolike, në nivelin 3.58%, ndërsa një rritje me pothuajse 0.5% kanë pësuar edhe çmimet e mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake. Ndërkohë grupi i transportit, që vitin e kaluar udhëhiqte rritjen e inflacionit për shkak të çmimeve të naftës, tashmë ka shënuar vlera negative me 0.82%. Qeveria gjithashtu vendosi shkrirjen e bordit të transparencës.

Siç treguan edhe statistikat e çmimeve të prodhimit  për përpunimin e ushqimeve dhe pijeve kostot vijojnë të mbeten të larta, pavarësisht se çmimet e importit kanë rënë. Ndërkohë shifrat e Instat tregojnë se perimet janë rritur deri në 20%, bulmeti me 14.3% frutat dhe mishi  respektivisht nga 12%. Edhe çmimet e vajrave dhe yndyrave kanë shënuar vlera negative në muajin maj, ndërsa edhe për drithërat shtrenjtimi është ngadalësuar.

Banka e Shqipërisë parashikon uljen e inflacionit në nivelin 3% gjatë mesit të vitit të ardhshëm, por parashikon sërish rritjen e normës bazë duke dhënë sinjale se tashmë presioni i çmimeve po vjen nga tregu i brendshëm.

 

 

Top Channel