Veterineri 100-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore bëhet ylli i TikTok: Unë jam një legjendë!

07/06/2023 11:38

Një veteran 100-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore, i cili është bërë i famshëm në TikTok ka takuar fansat e tij në një udhëtim në Normadi për 79-vjetorin e D-Day.

Jake Larson, i njohur me “Papa Jake” në internet, ka më shumë se 615,000 ndjekës të cilët janë kuriozë të dëgjojnë histori të ndryshme dhe përjetime të tij gjatë luftës.

Në Normandi, disa nga ata ndjekës brohoritën Larson dhe kërkuan foto pothuajse në çdo ndalesë gjatë vizitës së tij.

“Unë isha thjesht një djalë fshati. Tani unë jam një yll në TikTok, “tha ai për Associated Press.

“Mund të më shohësh gjithandej. Papa Jake!  Unë jam një legjendë!”, u shpreh ai.

 

@storytimewithpapajake Im headed back to Normandy! 🇫🇷 If you see me, make sure to say hello to your Papa Jake ❤️👋 #ww2veteran #ww2history #ddayanniversary #dday79 #dday #normandy #omahabeach #ddaylandings #papajake ♬ Here Comes the Sun – HERDIANSYAH

Larson mori pjesë në një ceremoni në Varrezat Amerikane të martën për të shënuar 79-vjetorin e D-Day, kur forcat aleate sulmuan plazhet e Normandisë nga deti në një operacion që çoi në çlirimin e Francës nga kontrolli nazist.

“Papa Jake” ishte një nga ushtarët e rinj që zbarkoi në plazhin Omaha dhe vrapoi përmes plumbave drejt shkëmbinjve.

Ndërsa vizitonte Memorialin e Pegasusit të hënën, Larson takoi një koleg veteran nga ushtria britanike, 99-vjeçarin Bill Gladden dhe dy ndanë një moment të veçantë.

“Dua të të përqafoj, faleminderit. Më dolën lot në sy. Ne ishim të destinuar të takoheshim,” i tha Larson Gladdenit, me duart e tyre të shtrënguara.

Të dielën, ai u bashkua me një paradë me veteranë të tjerë amerikanë në Sainte-Mere-Eglise, ku mijëra parashutistë u hodhën më 6 qershor 1944.

Kur fansat kërkuan selfie, Larson me dashamirësi dha përqafime. 100-vjeçari lindi në Owatonna, Minesota, dhe u regjistrua në Gardën Kombëtare në vitin 1938 vetëm në moshën 15-vjeçare, pasi kishte gënjyer për moshën e tij.

Ai u dislokua në Irlandën e Veriut në janar 1942 dhe u bë një rreshter operacioni që mblodhi librat e planifikimit për pushtimin e Normandisë. Pas Ditës D, ai vazhdoi shërbimin e tij përmes Betejës së Bulge.

Larson ishte një nga 40 veteranët amerikanë që udhëtuan në Normandi falë Fondacionit Best Defense, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon veteranët të vizitojnë vendet ku ata luftuan në luftë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel