Turizmit i duhen punëtorë/ Operatorët turistikë: Kriza e pandemisë krijoi shumë probleme

07/06/2023 19:43

Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave INSTAT, Turizmi në Shqipëri ka shënuar rritje.

Gjatë muajve janar-prill, Shqipërinë e vizituan 1.7 milionë, që krahasuar më një vit më parë është 57% më shumë.

Problemi tani është se kemi shumë turistë dhe pak punëtorë.

Pandemia largoi një pjesë të madhe të punonjësve nga ky sektor. Ende nuk ka mbërritur numri i punonjësve para pandemisë. Nuk diskutojmë vetëm si numër, diskutojmë edhe cilësinë e punonjësve. Pra fluksi i rritjes së turizmit po bëhet në dëm të cilësisë së shërbimeve. Bizneset synojnë të tërheqin punonjës të kualifikuar madje nga vende me turizëm të zhvilluar si Turqia, Antalia konkretisht.

Zëvendësimi i asaj pjese të kualifikuar të punonjësve që u largua gjatë pandemisë, do të kërkonte normalisht 2-3 vite. Që do të thotë që në këtë sezon do të punohet me politika afatshkurtra që do të thotë, do të përballohet me sa dhe si të mundemi. “-shprehet Besnik Vathi, Shoqata e Tour Operatorëve.

Top Channel