Trupat ruse ‘bombardojnë plazhet’ ndërsa ukrainasit përpiqen të ikin

07/06/2023 09:57

Dy varka kanë mbërritur sot në Khersonin e përmbytur nga territori i kontrolluar nga Rusia, një zonë në bregun e majtë të lumit Dnipro e quajtur Dachi.

Ata na kanë treguar se si trupat ruse po bombardonin plazhet, ndërsa ukrainasit përpiqeshin të iknin dhe u përpoqën të vidhnin varkat e tyre.

Olga, e cila u arratis me nënën e saj 89-vjeçare Tamara, qau në krahët e miqve teksa tregonte frikën e tmerrshme nga ta.

“Ishte e tmerrshme. Ata janë idiotë,” tha ajo, teksa vërshoi në ofendime për forcat ruse që po i sulmonin ndërsa ata përpiqeshin të iknin për të shpëtuar.

Autoritetet ukrainase kanë mbledhur pasaporta dhe kanë kontrolluar kartat e identitetit nga frika e diversantëve rusë që do të shfaqen në varka.

Top Channel