“National Geographic” liston plazhet më të bukura të Rivierës shqiptare/ Rama: Spanjollët, surpriza e turizmit në vend

07/06/2023 14:48

Parajsa e fshehur e Mesdheut, shkruan “National Geographic”, në një reportazh për “plazhet e Shqipërisë, ku bukuria e natyrës ndërthuret me vendet arkeologjikë”.

Media prestigjoze liston plazhet, që i cilëson si më të bukurat e vendit tonë dhe në vend të parë vendos Ksamilin, me rërën e bardhë dhe panoramën unike. Me tej, rendit Borshin, Gjipenë, Dhërmiun, Jalën, Lukovën, Kakomenë, Porto Palermon dhe Qeparonë.

Kryeministri Edi Rama, teksa shpërndan në rrjetin social “Facebook”, reportazhin e gazetares Ana Maria Gonzalez Franco, shkruan se turistët spanjollë janë surpriza e turizmit në vendit tonë. Numri i shtetasve nga Spanja që zgjedhin të kalojnë pushimet në Shqipëri, ka pësuar rritje të ndjeshme këtë vit.

“Vitin e kaluar, mbi 45 mijë turistët spanjollë që vizituan Shqipërinë ishin “surpriza” e tregjeve të reja turistike që po eksplorojnë vendin tonë, ndërsa për muajt janar-prill 2023, na kanë vizituar 92 për qind më shumë vizitorë nga Spanja, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, shkruan Rama.

Top Channel