Dosja “Partizani” në SPAK, Taulant Balla u thirr nga prokurorët për të dëshmuar

07/06/2023 19:35

Taulant Balla u kthye sërish në SPAK pas kërkesës së prokurorëve për ta ridëgjuar mbi ish kompleksin Partizani, dikur pronë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe që pas privatizimit në vend të tij u ndërtuan pallate.

Si kallëzues, kreu i grupit parlamentar të PS u pyet përmbi një orë për detaje shtesë mbi hetimin ku të denoncuar prej politikanit janë ish kryeministri Sali Berisha dhe ish anëtarë të kabinetit gjatë vitit kur ndodhi tjetërsimi i pronës.

Dua t’i qëndroj angazhimit përpara prokurorëve se çështjet për të cilat diskutova sot të mbeten pjesë e sekretit hetimor me shpresën se do i shkohet deri në fund. Unë jam thirrur sot si një person i cili ka dijeni dhe natyrshëm që kam dhënë shpjegimet e mia për çështjen”-tha Balla.

Megjithatë kjo çështje nuk ka ende persona të hetuar, por vetëm një procedim të regjistruar për veprën e pastrimit të parave.

Një prej rasteve tipike të korrupsionit në vend, pra të përdorimit të detyrës shtetërore nga ana e vjerrit në dobi të dhëndrit duhet të marrë fund.”- thotë Balla.

Më herët për privatizimin e 10 mijë metrave katrorë tokë, janë pyetur edhe ushtarakë dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, që të gjithë si dëshmitarit.

Top Channel