Lucrezia Esposito, një arbëreshe që e viziton për herë të parë Shqipërinë, vendin e rrënjëve të saj, mban veshur një kostum tradicional të traditës arbereshe, të cilin na e shpjegon me detaje.

Një tjetër arbereshe nga qarku i Kalabrisë, na rrëfen që vendi në të cilin ajo jeton është shumë i vogël dhe gjuha arbëreshe është e ruajtur me fanatizëm njëlloj si kostumet, traditat, këngët dhe ajo na siguron që këtë gjë do t’jua lerë trashëgim edhe fëmijëve të saj.

Trashëgimia kulturore e arbëreshëve është një urë lidhëse historike në marrëdhëniet italo-shqiptare dhe në javën kulturore të Italisë në të cilën ndodhemi u zhvillua edhe një diskutim mbi botimet dhe letërsinë shqiptare.

Aktivitete të tjera pasuan këtë të martë, me një koncert polifonik te korit greko- shqiptar pranë Katedrales Ortodokse të grupit Ndërkohë që të hënën u përurua vepra murale e realizuar nga artisti i rrugës Fabio Schirru, “Tellas”, që simbolizon lidhjen e fortë që ekziston mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ndërsa në TKOB u mbajt një koncert simfonik vokal me muzikën e gjeniut Italian Ennio Morricone. Java e kulturës italiane është në edicionin e dytë me më shumë se 60 evente dhe nisma.

Top Channel