Elbasan/ Goditi me dorezë metalike të moshuarin, shpallet në kërkim një 41-vjeçar

06/06/2023 13:43

Një sherr ka ndodhur në lagjen “Kala” në Elbasan, ku një 60-vjeçar është goditur me dorezë metalike nga një person.

Shkak i këtij incidenti  dyshohet se është një konflikt i çastit, për motive të dobëta. Pas sherrit 41-vjeçari E.I e ka gjuajtur me dorezë metalike të moshuarin M.K, dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia është vënë në ndjekje të 41-vjeçarit me inicialet E.L, dhe po vijon kontrollet për kapjen e tij. Ndërsa 60-vjeçari ndodhet në spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel