Qendra artistike lundruese Quai de la Photo, mbërrin në Paris (fotot)

05/06/2023 18:45

Një qendër e re artistike lundruese kushtuar fotografisë bashkëkohore ka ndaluar sot në lumin Senë në Paris, poshtë urës Bercy.

Struktura e prodhuar vetëm me xham e dru e quajtur ‘Quai de la Photo’ ka një hapësirë prej 120 m2 për ekzibicionet, një librari specialitetesh dhe një restorant.

Mbërritja e mjetit inovativ në kryeqytet ishte parashikuar që në mars por ishte vonuar nga disa vonesa të papritura, një zjarr që ndodhi në kantier dhe më pas rreziku i nivelit të lartë të lumit Senë për kalimin e saj poshtë urave, shkruan AFP.

Tashmë e vendosur nën urën Bercy, Quai de la Photo, do të presë deri në 900 persona, thotë Géraud Boursin, një nga krijuesit e saj dhe drejtues i qendrës tjetër artistike Fluctuart, kushtuar artit të rrugës në Paris.

“Qendra do të sjellë ekzibicione dhe akses falas te librat e saj, duke bashkuar si emra të njohur ashtu dhe artistë të rinj të fotografisë”, tha Boursin duke shtuar se me një buxhet prej 3 milionë euro aty do të organizohen kater ekzibicione madhore të përvitshme .

“Këtu pritet të festohet gjithashtu dhe 200-vjetori i fotografisë në vitin 2024,” thotë Pierre-Yves Mahé, drejtor i shkollës së fotografisë Spéos dhe një prej muzeumeve më të vjetra të fotografisë, Nicéphore Niépce.

Impjanti do të ketë gjithashtu katër barka të vogla zbavitjeje që do të kryejnë ekskursione në lumë.

“Idea është krijimi i një ambjenti festiv, artistik dhe përçues, i cili të promovojë fotografët e rinj, të ofrojë një vend takimi për profesionistët ose studio për artistët”, shton më tej Boursin.

Vendi gjithashtu mund të rezervohet për evente fotografie si ankande apo ceremoni çmimesh.

FOTO GALERI
1/4
Një qendër e re artistike lundruese kushtuar fotografisë bashkëkohore ka ndaluar sot në lumin Senë në Paris, poshtë urës Bercy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA