Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka zbuluar në Top Talk se një ish-kryebashkiak së shpejti mund të përfundojë në pranga dhe se për të është shkruar edhe fletëarresti.

Sipas tij nëse ky ish kryebashkiak, të cilit nuk ia zbuloi emrin, arrestohet atëherë më shqetësues është fakti që ka rrjedhje informacioni nga përfaqësues të strukturave si SPAK apo Policia e Shtetit dhe për këtë duhen bërë hetime.

“Po flitet këto minutat e fundit për një tjetër arrestim që do të kryhet për një ish përfaqësues lokal në një nga bashkitë kryesore të vendit, ende e pakonfirmuar.  Por nëse do të arrestohet atëherë do të kuptohet që edhe për të ka pasur rrjedhje informacioni, pasi që të shtunën ky informacion është bërë publik nga gazetarë që e kanë marrë këtë informacion nga përfaqësues së strukturave”, tha Karamuço.

“Nëse do bëhet një arrestim, do bëhet publik. Nëse kjo që ka ndodhur aktualisht me këtë ish kryetarin e bashkisë rezulton me arrestim, kemi gjithë të drejtën të dyshojmë se ku po rrjedh ky informacion. Po e bën këtë Byroja Kombëtare, a vet një prokuror i SPAK-ut apo Policia e Shtetit që vjen në ndihmë për të kryer arrestimet. Për këtë duhet të këtë hetime konkrete”, shtoi eksperti.

Kur pritet ky arrestim i bujshëm?

Karamuço: Nuk e di. Nëse do të thoja kur pritet arrestimi, atëherë ka rrjedhur informacion më shumë se çduhet të rridhte, pasi ka arritur në veshët e mi.

Ka urdhër arresti?

Karamuço: Ende i pakonfirmuar por gazetarët thonë po.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA