“Do përdorim çdo opsion”/ Blinken: SHBA nuk do e lejojnë Iranin të marrë armë bërthamore

05/06/2023 19:38

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu sërish vendosmërinë e SHBA-së se nuk do të lejojë kurrë që Irani, si kërcënimi kryesor kërcënimi kryesor i Izraelit, të ketë armë bërthamore në posedim.

Në një fjalim para grupit pro-izraelit, Komitetit Amerikano–Izraelit për Çështje Publike, ai theksoi se do të përdorin të gjitha ospionet për të arritur qëllimin e tyre.

“Vazhdoni të besoni se diplomacia është mënyra më e mirë për të parandaluar Iranin të marrë  armë bërthamore. Paralelisht, presioni ekonomik dhe parandalimi përforcojnë diplomacinë tonë. Nëse Irani refuzon rrugën e diplomacisë, Presidenti Biden e bëri të qartë se të gjitha opsionet janë në tryezë për të siguruar që Irani të mos marrë armë bërthamore“, tha Antony Blinken, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara.

Nga ana tjetër Blinken kërkoi normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe fqinjëve të tij, para se të nisej për bisedime në Riad.

“Marrëdhëniet e thelluara të Izraelit me partnerët e tij mund dhe duhet të çojnë përpara mirëqenien e popullit palestinez dhe perspektivat për një zgjidhje me dy shtete. Duhet qetësimi i situatës menjëherë që të përmirësohet jeta e përditshme e  popullit palestinez”, shtoi më tej ai.

Gjatë qëndrimit të tij në Riad nga 6 deri më 8 qershor, Blinken do të diskutojë bashkëpunimin strategjik SHBA-Arabi Saudite për çështjet rajonale dhe globale dhe një sërë çështjesh dypalëshe.

Në mars të këtij viti, SHBA-ja dhe Evropa ngritën alarm, se Irani ka prodhuar një sasi uraniumi që kërkohet për të krijuar armë bërthamore.

Top Channel