Sera me kanabis/ Shkatërrohen gjashtë ambiente në Velipojë, autorët kapen mat duke u kujdesur për bimët

03/06/2023 10:28

Gjashtë minisera kanabisi janë shkatërruar këtë fundjavë në Velipojë, ndërsa në pranga kanë rënë dy autorët e dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike.

Serat e vogla ishin ngritur në fshatin Baks të Velipojës. Gjatë natës, ato mbuloheshin me plastmas të zi, me qëllim rritjen e shpejtë të bimëve.

Në pranga ranë 28-vjeçari me iniciale L.Sh. dhe 33-vjeçari me iniciale O.J., të cilët u kapën teksa kujdeseshin për kanabisin.

Bimët u asgjësuan nga policia, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel