Propagandisti rus thotë se ‘Perëndimi po përpiqet të përcajë Rusinë me premtime furnizimi me krem çokollate’ (fotot)

03/06/2023 15:33

Një retorikë e çuditshme e një lektori universiteti në Rusi u transmetua në një program televiziv propagande pretendonte vendet perëndimore po përdorin tashmë sifone tualeti dhe Nutella si mjete për të shkatërruar Rusinë.

Profesor Dmitry Evstafiev i cili konsiderohet si altoparlanti i propagandës së Vladimir Putin has është vënë në lojë nga mediat perëndimore pasi pretendon se joshja dhe përçarja për Rusinë tashmë po bëhet me premtimet për Nutella.

Produkti i njohur me shije çokollate është kthyer tashmë në armikun e Profesor Dmitry Evstafiev si diçka që po tenton të fusë përçarjen mes rusëve.

I shfaqur në programin e Vladimir Solovyov akademiku dënonte atë që quante ambiciet perëndimore për të gënjyer vendin e tij me produkte të ëmbla që mund të mos rezultojnë fare të tilla.

Julia Davis e grupit të monitorimit të mediave ruse kishte përkthyer regjistrimin , ku Evstafiev i përgjigjej kritikave të Perëndimi ndaj vendit të tij: “A e keni menduar se përse e bëjnë këtë? Sepse janë hipokritë, sepse i gjithë Perëndimi është ndërtuar mbi parimet e hipokrizisë dhe gënjeshtrave kulturore, politike dhe të të gjitha tipeve të tjera”.

“Ata duan të na thonë, ‘dorëzohuni o djema, dorëzohuni o rusë!”

“‘Sepse ne do t’ju japim Nutella, do t’ju japim asfalt dhe tualete moderne.”

“‘Do t’ju japim nga një sifon tualeti për çdo besim fetar!’”

Komentet raportohet se u pritën me një heshtje të sikletshme.

Duke komentuar pamjet Davis shkruante: “Ja ku jemi në Rusi, ku në programin e Vladimir Solovyov, Profesor Dmitry Evstafiev thotë se Perëndimi kërkon të përçajë Rusinë duke i premtuar Nutella, shtrime rrugësh e sifonë tualeti.”

Komentet e Evstafiev për kremin me çokollatë vijnë teksa një valë sulmesh me dronë po godasin Rusinë nga Ukraina.

FOTO GALERI
1/3
Vladimir Solovyov

Top Channel