Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të pushimit të shoferit.

Mjeti me targa “AA 179TD” është përfshirë nga flakët në momentin që ka qenë në ecje.

Drejtuesi i mjetit ka reaguar menjëherë duke e nxjerrë nga rruga në një vend pushim të autostradës. Menjëherë ai ka dalë nga mjeti pa lëndime dhe ka njoftuar zjarrfikësit. Kanë qenë zjarrfikësit që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve por gjithsesi kabina dhe motori i trajlerit janë shkrumbuar plotësisht.

Ekspertët e policisë kanë nisur hetime për shkaqet e rënies së flakëve në kamion ku nga vëzhgimet e para mendohet se ka qenë një avari në linjën e rrymës në motor.

Top Channel