Lufta në Ukrainë, vitin e kaluar i siguroi fermerit të drithërave një çmim të mirë.

Pas 30 vitesh ata arritën të shesin një kilogram grurë 50 lekë. Edhe pse kostot e prodhimit qenë të lartë, ky çmim e justifikonte djersën e fermerit. Por në këtë sezon fermerët i rikthyen historisë së vjetër, fabrikat e miellit kërkojnë ta blejnë grurin më një çmim që nuk justifikon as kostot.

“Shpenzimet janë shumë të mëdha. Me këto çmime që kemi dëgjuar janë shumë të ulëta, ne dalim me humbje. Është çmim skandaloz 28-30 lekë/kg”, thotë një fermer.

“Sa të jetë çmimi do e shesim. Del me humbje çfarë të bësh”, shprehet një tjetër fermer.

“Plehrat janë shtrenjtë, qiraja, nafta. Me 30 lekë/kg, ne vjet e shitëm me 40 dhe dolëm me humbje jo më kësaj here”.

Nëse Ministria e Bujqësisë dhe ajo e financave nuk ndërhyn si rregullator çmimi për fermerët e drithërave, atëherë mungesa e magazinimit do ta detyrojë bujkun që grurin ta shesin me çmimin që do të kërkojnë tregtarët e mëdhenj.

“Ne mund ta ruajmë vetëm për dy-tre muaj”, thotë fermeri.

“Nuk dimë ku ta çojmë ta çosh në shtëpi nuk kemi kushte, ta lësh jashtë kemi frikë shiun. Nuk dimë si të veprojmë”, tregon fermeri tjetër.

Në 2023, sipërfaqet me grurë në të gjithë vendin janë shtuar, subvencioni lek për hektarë dhe kriza e grurit që shkaktoi lufta midis Ukrainës dhe Rusisë, i detyroi fermerët t’i ktheheshin dhe njëherë fushave me grurë dhe misër.

Top Channel