Lufta në Ukrainë, 13 të plagosur nga shpërthimi pranë Dnipro

03/06/2023 23:08

Një shpërthim goditi një banesë dykatëshe pranë qytetit qendror të Ukrainës, Dnipro, duke plagosur të paktën 13 persona.

Guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, tha se një person është nxjerrë nga shërbimet e urgjencës, megjithatë të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Duke shkruar në aplikacionin Telegram, Lysak tha se tre fëmijë ishin në mesin e të plagosurve. 

Raportet në mediat sociale thanë se një raketë ruse shkaktoi shpërthimin

Nuk kishte asnjë konfirmim nga zyrtarët ushtarakë ukrainas.

Top Channel