Video/ Pamje e pazakontë! Stuhia e madhe e rërës përfshin Kanalin e Suezit në Egjipt

02/06/2023 16:58

Një video e postuar në internet tregon një stuhi rëre që rrethon Kanalin e Suezit, e cila çoi në mbylljen e dy porteve nga autoritetet.

Pjesë të Egjiptit janë goditur nga retë e pluhurit dhe rërës.

Një person vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën të enjten, kur një ekran anash rrugës u shemb si pasojë e stuhisë së rërës që përfshiu kryeqytetin e Egjiptit Kajro.

Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë.

 

Top Channel