Ish-ministri Saimir Tahiri ka reaguar pak orë pas lirimit nga burgu, një vit e 8 muaj para përfundimit të dënimit për shpërdorim detyre.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Tahiri paralajmëron se beteja e tij me drejtësinë nuk ka përfunduar akoma dhe se do të vazhdojë të kërkojë të drejtën për akuzat që rëndojnë ndaj tij, ashtu sikurse ka bërë që në krye të herës.

“Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim!”- thotë Tahiri.

“Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri me sot.

Të falenderoj me zemër ty që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam e kam bërë unë!

Faleminderit edhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke me kujtuar çmimin e të vërtetës.

Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkojë të drejtën pa kursim!

Faleminderit pamasë të gjithë!”- shkruan ai.

Tahiri la sot burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit. Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar Tahirin.

Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse ai nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.

Gazetarja Anila Hoxha mëson se në njërën prej tyre, thuhet se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt-ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët. Kërkesa, që është bërë gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, u pranua këtë të premte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA