Trupat ukrainase fillojnë stërvitjen mbi tanket moderne amerikane Abrams

02/06/2023 22:50

SHBA-ja ka filluar të trajnojë forcat ukrainase për përdorimin e tankeve të saj moderne Abrams, megjithatë paralajmëroi Ukrainën se armët nuk do të jenë gati në kohë për kundërsulmin e afërt të Kievit.

Rreth 200 ushtarë ukrainas filluan një kurs trajnimi 12-javor mbi tanket e avancuara në Gjermani gjatë fundjavës. Ushtarët po mësojnë se si të manovrojnë automjetet, si dhe si të gjuajnë dhe të kryejnë operacione me armë.

200 trupa të tjerë po mësojnë se si të furnizojnë me karburant dhe të mirëmbajnë tanket. Duke folur në Francë për 79-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore, gjenerali i ushtrisë amerikane Mark Milley tha se “tanket janë shumë të rëndësishme, si për mbrojtjen ashtu edhe për sulmin”.

Sipas Miley, “tanket moderne të përmirësuara” dhe trajnimi shoqërues “do të jenë thelbësore për suksesin ukrainas”.

Shpresohet që trupat ukrainase të trajnohen përpara se 31 tanket që Joe Biden i ka premtuar Ukrainës të mbërrijnë në vjeshtë.

Top Channel