Tina Turner nuk u takua kurrë me dy nipër e pesë stërnipër, para vdekjes në moshën 83 vjeçare (fotot)

02/06/2023 19:29

Homazhet dhe nderimet vijojnë që prej ndarjes nga jeta të “mbretëreshës së rrokut” Tina Turner më 24 maj në shtëpinë e saj pranë Zurihut, pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 83 vjeçare.

Turner kaloi 28 vitet e fundit të jetës me burrin e dytë Erwin Bach, duke shijuar frytet e suksesit të saj, në një vile $76 milionëshe prabne Zyrihut, të njohur si Villa Algonquin, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Por teksa dashamirësit dhe të famshmit shfaqin respektin dhe dhimbjen e tyre për këngëtaren e hitit ‘Simply The Best’, vdekja e saj ka hapur të tjera plagë në familje.

Të dashurit e saj ishin ende duke mbajtur zi për vdekjen e dy bijve biologjikë të këngëtares  Craig Turner e Ronnie Turner, ndërsa prej vitit 2018, dhe të dy bijve të saj të adoptuar Ike Turner Jr. e Michael Turner.

Tina me dy bijte biologjikë Craig Turner e Ronnie Turner, dhe të dy bijve të saj të adoptuar Ike Turner Jr. e Michael Turner.

Siç rezultoi më vonë këngëtarja e njohur duket se la pas  dhe dy nipër e pesë stërnipër, të cilët nuk arriti t’i takonte kurrë sa ishte në jetë, sipas rrjetit Page Six.

Disa familjarë raportojnë se janë të shokuar për vdekjen e saj pasi nuk kishin dëgjuar sesa e sëmurë ishte vitet e fundit.

“Asnjë nuk kishte dëgjuar prej kohësh nga Tina, kjo ndodhi kaq shpejt”, tha Twanna Turner, bija 63 vjeçare e Ike Turner dhe e shoqes së vjetër të këngëtares, Pat Richard.

“Tani është koha për t’u shëruar, familja ka nevojë të shërohet, sepse po kalojnë shumë dhimbje”, shkruante Twanna në një koment.

Vdekja e Tina solli në vëmendje dhe martesën e saj të parë me Ike, që rezulton e mbushur me dhunë dhe akuza abuzimesh, që janë bërë nga Tina për bashkimin e tyre 16-vjeçar.

“Kur Tina vdiq, unë e dija që dot hapeshin portat e akuzave për babanë tim”, thotë Twanna e cila deri së fundmi kishte mohuar abuzimet e tij ndaj Tina duke thënë se ai asnjëherë nuk fliste keq për të.

Martesa e tyre është përshkruar në filmin ‘What’s Love Got To Do With It’ (1993), ku aktorja Angela Bassett u nominua për Oscar me rolin e Tina, ndërsa Laurence Fishburne luante Ike.

Dy djemtë biologjikë të Tina kanë ndërruar jetë prej vitit 2018, ndërsa ajo adoptoi si të sajët dy djemtë e Ike nga marrëdhënie të mëparshme: Michael Turner (bir i Ike e Lorraine Taylor), dhe Ike Turner, Jr. (bir i Ike & Lorraine Taylor)

Burimet thonë se Tina nuk arriti të shkonte në funeralin e të birit Ronnie, kur ai vdiq nga kanceri në moshën 62 vjeçare. Vdekja e Ronnie la të venë e tij Afida Turner, të rriste dy fëmijët e tyre e vetme.

Craig e Ike Jr. nuk lindën fëmijë, por Michael kishte një vajzë, Tiffany Turner-Dukes, e cila ka lindur tre fëmijë, bijën Marli, dhe dy djemtë Amari e Gianni,me bashkëshortin e saj.

Tina nuk ka njohur asnjë nga stërnipërit e saj, edhe pse familjarët pretendojnë se kanë trashëguar nga talenti i saj për muzikën.

Ronnie gjithashtu kishte dy fëmijë, Randy e Raquel, të cilët nuk u takuan kurrë me gjyshen e tyre të famshme.

Tina Turner u vendos në Küsnacht në 1995 kur bashkëshorti Bach u punësua me zyrat e muzikës EMI Music, në Zyrihun fqinjë.

Ata u martuan në 2013, viti kur Tina mori qytetarinë zvicrjane dhe hoqi dorë nga ajo amerikane.

Ajo jetoi ditët e fundit duke shëtitur në brigjet e liqenit piktoresk me bashkëshortin e saj 67 vjeçar, i cili raportohet se i dha një veshkë Tinës kur ajo kishte nevojë për një transplant në 2017.

Afida bashkëshortja e djalit të Tines, Ronnie, thotë se Bach do të trashëgojë shumicën e pasurisë së saj prej $250 milionë por nuk dihet se cilët do të trashëgojnë pronat, prej vdekjes së dy djemve biologjikë.

FOTO GALERI
1/5
Ajo jetoi ditët e fundit duke shëtitur në brigjet e liqenit piktoresk me bashkëshortin e saj 67 vjeçar

Top Channel