Në Meksikë u gjetën 45 çanta me pjesë trupi, karakteristikat përputhen me disa të rinj që punonin “call center”

02/06/2023 18:34

Dyzet e pesë çanta që përmbajnë mbetje njerëzore me karakteristika që përputhen me shtatë punonjës të munguar të “call center”, qendrës telefonatash, janë zbuluar në një luginë në një periferi të Guadalajara të Meksikës, sipas autoriteteve.

Zyra e Prokurorit që hetonte vdekjet tha se kishte informacione paraprake se pjesët e trupit “përputhen me karakteristikat fizike të disa prej të rinjve që u mungonin punonjësit e qendrës së thirrjeve”.

Shtatë punonjës të qendrës së thirrjeve u raportuan të zhdukur midis 20 dhe 22 majit në zonën metropolitane të Guadalajara, në Meksikën perëndimore.

Ekspertët e mjekësisë ligjore ende nuk e kanë përcaktuar numrin e viktimave dhe identitetin e tyre.

Instituti i Shkencave Ligjore Jalisco po punon me familjet e të zhdukurve për të përcaktuar identifikimin e mbetjeve njerëzore.

Vendi është trazuar nga një epidemi zhdukjesh me më shumë se 100,000 meksikanë dhe migrantë ende të zhdukur.

Në mars, pasi katër amerikanë u rrëmbyen në Meksikë, duke rezultuar në vdekjen e dy prej tyre, presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador argumentoi se Meksika është një vend më i sigurt se Shtetet e Bashkuara.

Rrëmbimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore nuk janë gjithashtu të pazakonta në pjesë të Meksikës, veçanërisht në zonat kufitare dhe shkalla e përgjithshme e vrasjeve në Meksikë është ndër më të lartat në botë.

Top Channel