Ironike/ Shefi i grupit mercenar Wagner, të akuzuar për masakrat në Ukrainë, është autori i një libri me ilustrime për fëmijë

02/06/2023 17:40

Librat për fëmijë mund të mos jenë gjëja e parë që të shkon në mendje kur mendon për Yevgeny Prigozhin, udhëheqësin e grupit famëkeq mercenar Wagner.

Por, po. Zoti Prigozhin, trupat e të cilit pushtuan pjesën më të madhe të Bakhmutit, në betejën më të përgjakshme të luftës, është autori dhe ilustratori i një historie për fëmijë gati dy dekada më parë.

Lajmi u bë me dije nga The Moscow Times, e cila shkruan se libri titullohet Indraguzik.

Libri me 90 faqe ndjek historinë e një mbretërie liliputësh –  të ngjashëm me huamarrësit e Mary Norton – që jetojnë mes njerëzve dhe mbretit të tyre, i cili aksidentalisht bëhet shumë i madh për të sunduar mbi popullin e tij.

Një poezi në fund të tregimit e përshkruan Indraguzik si “qesharak dhe të çuditshëm”, tha Moscow Times.

Sipas webfaqes, 2 mijë kopjet e shtypura të librit nuk u nxorën kurrë në shitje dhe në vend të kësaj iu shpërndanë miqve, familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij të biznesit.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA