Cilësuar si ‘çifti perfekt’, Ledri Vula tregon disa detaje për Sarën: E zgjoj në katër të mëngjesit…

02/06/2023 22:23

Ledri Vula i ftuar në “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshaj, ndër të tjera foli edhe për partneren e tij, Sara Hoxhën.

Këngëtari tha për Sarën se ajo e ndihmon në projektet e tij, ndërsa ndau edhe disa detaje.

“Ka raste që më ndihmon shumë Sara me disa gjëra. E kam lodhur, e kam zgjuar në katër të mëngjesit: ‘Zemër a të pëlqen kjo?’”, tregon Ledri, ndërsa tha se edhe ai e ndihmon duke e fotografuar.

I pyetur se çfarë mendon që njerëzit shpesh i quajnë si çifti perfekt, Vula tha se nuk e di si duken tek të tjerët, por tregon që ata kuptohen shumë mirë për njëri tjetrin.

Gjithashtu, në promovimin e albumit të tij, në një moment gjatë performancës, Ledri mori Sarën në skenë, duke ia kushtuar asaj këngën.

“Më pëlqen ajo këngë shumë. Në atë moment kam parë vetëm Sarën në sy, kam dashur të kem një kujtim vetëm me atë”, shprehet Ledri.

Top Channel