“1 goat për ty”, a është Ledri më i miri i të gjitha kohërave? Reperi habit me përgjigjen

02/06/2023 22:17

Reperi Ledri Vula e ka cilësuar veten si “Goat”, që do të thotë ‘më i miri i të gjitha kohëra’, ndërsa ka zgjedhur ta quajë edhe albumin e tij të fundit “Një goat për ty”.

I pyetur se a është më i miri i të gjitha kohërave Vula tha në “Më Lër të Flas” se ky është synimi i tij.

“Edhe nëse nuk jam, dua me u bë. Gjithmonë me synimin me qenë më i miri i të gjitha kohërave”, tha Vula.

“Jam në vitin e 19 në skenë, vitin tjetër bëhem 20. Veç kam qejf me bë muzikë. E bëj me pikën e pikës qejfit.  Në këtë album jam munduar me bë gjithçka që kam pasur qejf të bëj”, tregon këngëtari.

Top Channel