Kryeministri Rama është takuar me Presidenti e Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë.
“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruan Vuçiç.
Presidenti serb ka ndarë edhe disa foto në faqen e tij zyrtare në Instagram.
Në qendër të diskutimeve ka qenë situata e tensionuar në veri të Kosovës.
Në takimin e zhvilluar në Moldavi ishin të pranishëm edhe kryetarja e presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Željka Cvijanović, presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski.
Top Channel