Presidenti Joe Biden u pengua dhe u rrëzua teksa përfundonte dhënien e diplomave në fillimin e Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA në Kolorado.

Biden u shfaq në gjendje të mirë më pas, duke ecur pa ndihmë në vendin në tribunë. Ai u pa duke buzëqeshur dhe duke u drejtuar tek automjeti në përfundim të ceremonisë, ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se presidenti ishte mirë.

Pengimi filloi teksa Biden po largohej nga qendra, ku më parë ai kishte mbajtur një fjalim fillimi për të diplomuarit e akademisë. Ai shpenzoi më shumë se 90 minuta duke shpërndarë diploma dhe duke uruar qindra anëtarë.

Menjëherë pas incidentit personat që gjendeshin më pranë e ndihmuan Biden të ngrihej në këmbë. Lideri amerikan nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me  ngjarjen, pasi u largua nga Kolorado rreth një orë më pas.

80-vjeçari Biden, presidenti më i vjetër i vendit, ka pasur pengesa të mëparshme në publik, duke përfshirë rënien në tokë gjatë një xhiro me biçikletë vitin e kaluar në Delaware. Ai është parë gjithashtu duke rrëshqitur në shkallë ndërsa hipi në avion.

 

 

 

 

Top Channel