Fëmijët kinezë godasin brutalisht me bajonetë ‘ushtarët’ e kashtës, në kampin ushtarak të pushimit (fotot)

01/06/2023 15:39

Pamje drithëruese të shpërndara sot tregonin fëmijë kinezë që i ngulnin bajonetat ushtarëve ‘armiq’ prej kashte, ose lëshonin granata lodër mes përgatitjeve ushtarake në një kamp pushimi.

Të vegjlit me kapele të kuqe dhe shkrime të verdha ku lavdërohej partia komuniste, mësoheshin gjithashtu të qëllonin me një ‘mini anti-tank’ ose mësoheshin të përdornin mortaja.

Duke përdorur armët e tyre të drurit, nxënësit qëllonin vazhdimisht marionetat e veshura me njëfarë uniformash të ngjashme me ato japoneze të Luftës së Dytë Botërore.

Në të tjera pamje fëmijët shiheshin që marshonin në rrugë me bajonetat ngrehur, teksa monitoroheshin nga ushtarët.

Parada shoqërohej me muzikë dramatike ndërsa një burrë dëgjohej që jepte urdhra të stilit ushtarak: “Ditën kur piratët japonezë të shfarosen, djali im do të kthehet në shtëpi! Ngjituni në kuaj dhe luftoni armikun! Këto janë ngjyrat e vërteta të burrit!”.

Pamjet janë bërë virale në rrjet që prej postimit muajin e shkuar nga aktivistja kineze me bazë në SHBA, Jennifer Zeng.

Sipas rrjetit Insider, video në kapin veror të fëmijëve në Shaoyang, provinca Hunan, i cili quhet Dielli i Kuq

Kampi me tematikë ushtarake ofron aktivitete fzike dhe të punës në grup, për fëmijë të moshave nga gjashtë deri në 16 vjeç, ku mes të tjerash fëmijët mësojnë të montojnë armët dhe predhat e mortajave.

Stërvitja e ushtarëve të vegjël vjen mes tensioneve të Pekinit me Taivanin.

Muajt e fundit është parë rritje e aktivitetit ushtarak të Kinës rreth Taivanit me manovra rrethimi detar e ajror.

FOTO GALERI
1/5
Pamje drithëruese të shpërndara sot tregonin fëmijë kinezë që i ngulnin bajonetat ushtarëve ‘armiq’ prej kashte

Top Channel