‘Ekspertja e prindërimit’ zbulon si duhen pyetur fëmijët nëse doni të dini vërtet si e kaluan ditën në shkollë (fotot)

01/06/2023 18:05

Sa herë që prindit pyesin fëmijët e tyre sesi e kaluan ditën kur kthehen nga shkolla, si përgjigje ata marrin vetëm një “nuk e di”, një “mirë” ose thjesht një mbledhje supesh.

Për të evituar situata të tilla dhe per të ndertuar një komunikim sa më të mire e transparent me fëmijët tuaj, një eksperte prindërimi në Britani, gjithashtu nënë e dy fëmijëve, ka shpërndarë një listë me pyetje të goditura për fëmijët tuaj, në mënyrë që ju të merrni faktet që dëshironi prej tyre.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, 42 vjeçarja Kirsty Ketley, sqaron: “A nuk ju thotë gjithmonë fëmija juaj se ‘nuk e mban mend’ atë që bëri sot në shkollë kur e pyesni, ose thjesht ju përgjigjet se ‘nuk e di’?”

“Kjo është zhgënjyese apo jo? Prandaj ja ku keni një liste me 10 gjëra konkrete për t’i pyetur ata, në vend të klisheve jo-interesante si ‘Si e kalove ditën sot?’. Është e garantuar se këto pyetje do të nxjerrin njëfarë informacioni të dëshiruar prej tyre”.

“Ekspertja” shton më tej: “Këto pyetje me objektiva më konkretë ngushtojnë fushën e gjërave që i kërkoni fëmijëve tuaj të kujtojnë për ditën e tyre, duke iu drejtuar specifikave dhe jo përmbledhjeve të një dite që mund të ketë qenë e lodhshme për ta”.

“Pas vitesh që kujdesem për fëmijë, kam mesuar sesi të nxjerr informacionin që dua prej tyre”, thotë Kirsty, e cila ofron këshillat e saj me emrin ‘Auntie K’.

“Fëmijët janë shpesh të lodhur e të uritur kur dalin nga shkolla, kështu që unë rekomandoj t’i lini të qetë për gati një orë, që ata të relaksohen e të çlodhen, para se të nisni pyetjet tuaja”.

“Edhe ne të rriturit nuk duam të bombardohemi me pyetje sapo hyjmë brenda në derë, prandaj e njëjta gjë është dhe me fëmijët”.

“Nëse ata duan të ndajnë diçka me ne, e thonë atë sapo hyjnë në derë, si për shembull diçka shqetësuese por gjithsesi në raste të tilla mësuesi do të kishte kontaktuar më parë me prindërit”.

“Koha e ngrënies mund të jetë momenti i duhur, ose dhe koha para fjetjes kur fëmijët duket se preferojnë një bisedë të vogël para gjumit.

Më poshtë janë dhjetë pyetjet për fëmijët tuaj që sipas ekspertes, kanë më shumë shanse të marrin një përgjigje si duhet:

  1. Kush nga nxënësit bëri rrëmujë sot? (Pasi fëmijët kanë qejf të spiunojnë për shokët e tyre)
  2. Çfarë të bëri të buzeqeshësh sot?
  3. Çfarë të bëri të qeshësh sot?
  4. Çfarë të trishtoi sot?
  5. Me kë u ule afër në pushim?
  6. Çfarë e bëri mesuesen të buzëqeshë sot?
  7. Çfarë e mërziti pak mësuesen sot?
  1. Kë ndihmove sot?
  2. Kush të ndihmoi sot?
  3. A mësove sot diçka që nuk e dije më parë?

FOTO GALERI
1/4
Një eksperte prindërimi në Britani, gjithashtu nënë e dy fëmijëve, ka shpërndarë një listë me pyetje të goditura për fëmijët tuaj

Top Channel