Gjetën një gjarpër të ngordhur në ushqim, 100 fëmijë përfundojnë me urgjencë në spital

30/05/2023 13:29

Të paktën 110 nxënës në shtetin lindor të Indisë, Bihar, përfunduan në spital pasi hëngrën ushqim nga një tenxhere që kishte një gjarpër të ngordhur në të.

Fëmijët u dërguan me urgjencë në një spital lokal pasi disa filluan të vjellin dhe të kishin shqetësime.  Mësohet se disa nga studentët kanë rënë pa ndjenja. Shumë njerëz filluan të protestonin për mungesën e kontrolleve higjienike.

“Një gjarpër me përmasa rreth 20 cm u gjet në ushqimin që iu dha fëmijëve në mëngjes. Deri në atë kohë, ushqimi u ishte shpërndarë 18 studentëve ndërsa 98 të tjerë ishin në radhë”, tha magjistrati i qarkut Inayat Khan për The Telegraph.

Ushqimi u përgatit nga një organizatë jofitimprurëse që është angazhuar për të furnizuar me ushqime shkolla të shumta.

“Gjarpri i ngordhur është dërguar në një laborator të mjekësisë ligjore për të konstatuar shumëllojshmërinë e tij dhe nëse ishte helmues,” shtoi Inayat Khan.

Një ekip zyrtarësh, duke përfshirë oficerin e arsimit të qarkut, kanë nisur një hetim mbi incidentin dhe do të ndërmarrin “masa të rrepta” kundër atyre që shpallen fajtorë. Kjo nuk është hera e parë që nxënësit e shkollave indiane dërgohen me urgjencë në spital pas konsumimit të ushqimit me higjienë jo të mirë.

Të premten e kaluar të paktën 35 studentë në shtetin e Bengalit Perëndimor thuhet se u sëmurën pasi konsumuan drekën në të cilën u gjet një hardhucë e ngordhur. Studentët u dërguan me urgjencë në një spital lokal me ankesa për dhimbje të forta stomaku dhe të vjella.

Në korrik 2013, të paktën 23 nxënës shkolle të moshës 4 deri në 12 vjeç vdiqën pasi hëngrën drekë që supozohej se ishte e mbushur me pesticide. Pas incidentit, qeveria e shtetit kishte dhënë garanci se do të ndërtoheshin kuzhina të mbuluara në 70,000 shkollat e shtetit, ku shërbeheshe dreka.

 

 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA