“Ende s’e besoj”, ylli i Dortmundit në lot: Shihja shokët dhe vuaja…

30/05/2023 12:48

Jude Bellingham kishte ëndërruar mbylljen e aventurës me Dortmundin me fitore, titull dhe festë.

Por java e fundit në Bundesliga rezultoi e dhimbshme për verdhezinjtë, që dështuan përballë Mainzit.

Titulli shkoi te Bayern Munchen, ndërkohë që mesfushori anglez, i cili u shpall futbollisti më i mirë i sezonit në kampionatin gjerman, ka reaguar në rrjetet sociale.

M’u desh pak kohë për të reflektuar mbi atë që ndodhi javën e fundit dhe gjatë gjithë sezonit. Ende nuk arrij ta besoj atë që ndodhi, dhe si ndodhi.

Ata që luajtën dhanë maksimumin, nuk mund të vihet në dyshim angazhimi i lojtarëve. Fatkeqësisht, ne nuk ishim të saktë në momentet vendimtare.

Për mua ishte shkatërruese të shihja shokët e skuadrës duke vuajtur në atë mënyrë, pa ia dalë të kthenin rezultatin”. 

Më pas ndjesa për tifozët e mrekullueshëm të Dortmundit. “Kurrë nuk kisha përjetuar një atmosferë si ajo e së shtunës, dridhesha nga emocionet në pankinë.

Ju zhgënjyem (tifozëve), nuk ia dolëm t’ju dhuronim titullin kampion. Titull që e kishim në duart tona…

Shpresojmë që kjo fatkeqësi do të hapë një epokë të re për klubin, që arrin të garojnë për trofe çdo vit. Kjo është ajo që meriton qyteti dhe tifozët e Dortmundit”, deklaroi 19-vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA